Ministrja Manastirliu: Eshtë realizuar me sukses ndërhyrja urgjente kirurgjikale te një vajzë e re me koronavirus te spitali “Shefqet Ndroqi”

Ministrja Manastirliu shprehet se është realizuar me sukses ndërhyrja urgjente kirurgjikale te një vajzë e re me koronavirus te spitali “Shefqet Ndroqi”.

“Ekipet tona mjekësore në lartësinë e detyrës. Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale urgjente tek një vajzë e re e konfirmuar me COVID-19, në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”, nga ekipi i kirurgjisë drejtuar nga dr. Ylber Vata, së bashku me dr. Dorian Bozaxhi, dr. Arjan Vyshka, dr. Luna Hasipi, kryeinfermiere Manushaqe Hoxha dhe instrumentare e ndërhyrjes Valbona Bulku.

Hapet sot spitali i 2 COVID, spitali “Shefqet Ndroqi” për trajtimin e pacientëve të prekur nga #COVID-19”, shkruan Manastirliu…Sot.cm.Al

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com