Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, urdher me kater pika per universitetet, ja cilat jane!

“Studentët duhet të kthehen në auditore në qershor”, tha sot ministrja Besa Shahini ne nje dalje per mediat.

”Universitetet kanë autonomi dhe riorganizimi i punës ishte detyra e universiteteve. Të gjitha universitetet i janë përgjigjur thirrjes por jo të gjitha në të njëjtën mënyrë sfidës. Duke parë infrastrukturën dhe përgatitshmërinë e pedagogëve dhe studentëve.
Dhe për lëndët që kanë kaluar online, po kuptoj që nuk është mbajtur i njëjti standard i punës.

Vërehet një kohë për të kaluar në auditore para provimeve. Për ata që duan të bëjnë përgatitje apo ripërsëritje.
Zv.ministri Rrumbullaku ka mbajtur komunikime me gjithë rektorët. Rektorët kanë sjellë edhe propozimet për mbylljen e vitit akademik. Mbështetje për studentët që nuk kanë pasur mundësi për mësimin online por dhe siguron shëndetin.

1- Prioritet puna me studentët që diplomohen në të gjitha. Të mundësohet kthimi në auditore për 3-4 javë në qershor 2020. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në korrik dhe javën e parë të gushtit.
2- Të gjitha ciklet që kthehen në 25 gusht deri në fund të shtatorit. Për përsëritje apo punë laboratorike.
3- Vijon mësimi online. Provimet dhe riprovimet zhvillohen në tetor të 2020.
4- të Minimizohet numri i studentëve dhe të sigurohet distancimi fizik. ”- tha Ministrja Shahini.

“Elementi i katërt i urdhrit tonë ka bërë me vitin akademik do të fillojë në nëntor të vitit 2020. Këto vlejnë për universitet publike. Universitet private janë disa hapa para dhe kanë më pak studentë. Universitet private janë të detyruara të ndjekin rrregullat për distacnimin social dhe atë të dezinfektivit, të gjitha rregullat e ministrisë.

Deri më datën 15 maj universitet duhet të detajonë planin e tyre për kthinin e studentëve në shkolla, atë të distancimit fizik, dezinfektimin dhe numrin e studentëve. Të dashur studentë të universiteteve publike, shteti paguan për shkollimin tuaj, me paktin për univestietin, është shtuar numri i bursave. Përkundër presionit të madh që rëndon në buxhetin e shtetit, keni vendosiur të mos ndryshojmë asgjë për përfitimet tuaj. Këto benifite që keni fituar nga aktivizmi juaj, nuk do të preken. Provimet për studentët që diplomohen këtë vit do të zhvillohen në muajin korrik dhe gusht.”