Ministria e Kulturës/ Nën Moton "E Ardhmja Eshtë origjinë" Shpall Thirrjen për Projektet Kulturore për Vitin 2020
Me date 16 janar e deri me 14 shkurt eshte e “hapur dera” per projektet e shpallura nga Ministria e Kultures per vitin qe jemi 2020 dhe qe fituesit nga realizimi i projekteve do te mund te nisin nga data 1 mars -5 dhjetor te vitit ne vazhdim.
Thirrja eshte per organizat jofitimprurëse, personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore.
Sipas thirrjes se Ministrise, mbeshteten projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri dhe se projekt-propozimet duhet t’i përmbahen kritereve të vendosura nga Ministria e Kulturës ne mbështetje të politikave të saj për zhvillimin e artit dhe kulturës, nën moton “E ardhmja është origjinë”.
Ne fazen e pare, do behet vlerësimi i projekt-propozimeve nga kolegjiumi i ngritur qe do te përzgjedhë ato projekte që plotësojnë kriteret e vendosura për të kaluar në fazën e dytë dhe, pas kesaj, projektet e përzgjedhura do të prezantohen në një audicion të hapur.Ne fund, kolegjiumi do të përzgjedhë edhe fituesit.
Aplikuesit që kalojnë në fazën e dytë do të njoftohen në datën 25 shkurt 2020, ndërsa audicionet për përzgjedhjen e projekteve fituese do të zhvillohen në datën 27 shkurt 2020, përmes faqes zyrtare www.kultura.gov.al, thuhet ne njoftimin e Ministrise.