Ministria e Brendshme bën thirrje: Qytetaret të evitojnë lëvizjet e panevojshme

Ministria e Brendshme bën thirrje Qytetarët të evitojnë lëvizjet e panevojshme të këmbësorëve dhe qarkullimin e mjeteve në akset rrugore që paraqesin rrezik nga përmbytjet.

Kërkohet të shmangen në maksimum udhëtimet në këmbë apo me automjete në zonat e prekura apo me rrezik të prekjes nga përmbytjet. Një rrymë uji rreth me thellësi rreth 20 centimetra mund të rrëzojë një kalimtar, ndërkohë që një rrymë më thellësi prej 30 centimetrash mund të rrëmbejë automjetin tuaj gjatë udhëtimit.

Mbani të hapur internetin, radion apo televizorin për të marrë njoftimet që mund të jepen nga autoritetet!