Ministri i Brendshem Bledi Çuçi:Policia e Shtetit ka bërë një rrugë plot sakrifica

Sot Policia e Shtetit feston 108 vjetorin e krijimit.

Me kete rast, Ministri i Brendshem Bledi Çuçi ka percjelle kete postim:

Në këtë përvjetor të kësaj organizate që lindi menjëherë pas themelimit të shtetit shqiptar, përulem me nderim për të gjithë ata punonjës policie që kanë shërbyer e vazhdojnë të shërbejnë me përkushtim e ndershmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, të jetës dhe pronës së qytetarëve. Policia e Shtetit ka bërë një rrugë plot sakrifica nga janari i vitit 1913 e deri më sot, duke humbur ndër vite edhe punonjës që kanë rënë në krye të detyrës. Mirënjohje e veçantë edhe për ta. Sot Policia e Shtetit është ndër institucionet më të besueshme në vend. Kjo nuk është një rastësi, por fryt i punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të të gjithë trupës, si dhe i reformave e investimeve që janë kryer vitet e fundit. Uroj çdo punonjës të Policisë së Shtetit dhe familjarët e tyre që i mbështesin në çdo hap – Gëzuar ditën e Policisë!- shkruan Ministri Bledi Çuçi.