Ministri grek i Zhvillimit Rural, Makis Voridis : Drejt zgjidhjes çështja e punëtorëve sezonalë nga Shqipëria

Keshtu eshte shprehur dje Ministri grek i Zhvillimit Rural, Makis Voridis lidhur me gjetjen e nje zgjidhjeje per ceshtjen e punetoreve sezonale nga Shqiperia qe punojne ne sektorin grek te bujqesise.

Gazeta greke “Proto Thema ka shkruar se Ministri grek eshte shprehur per paraqitjen brenda javes te nje projektligji në parlamentin grek për kete ceshtje.

”Me garancitë shëndetësore, ne do të kemi numrin e punëtorëve që na duhen, në mënyrë që të mos ketë ndonjë çrregullim në prodhim, sidomos për produktet e prodhuara gjatë majit dhe qershorit, si qershitë dhe pjeshkët”,ka deklaruar Makis Voridis.