Ministri Bledi Çuçi:Një lajm shumë i mirë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Një lajm shumë i mirë nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. ?Plot 49 teste të reja analizash janë akredituar gjatë këtij viti nga 53 të tilla që kanë qenë deri në vitin 2019.✅ Kjo është një punë e shkëlqyer e stafit të ISUV dhe një arritje tjetër e çmueshme kur është fjala tek përpjekja e përbashkët për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.? Akreditimi i këtyre testeve të reja do të thotë më tepër besueshmëri karshi konsumatorëve dhe biznesit. ✍️Testet e reja i shërbejnë planit kombëtar të monitorimit, rekomandimeve të Brukselit dhe mbështetjes së eksportit të produkteve shqiptare.

Veç akreditimit të 53 testeve të reja, bëmë rikonstruksion të plotë edhe të Laboratorit për Analizat e Sigurisë Ushqimore.

Sot stafi i ISUV në këtë laborator punon në një ambient me standarde shumë më të mira se më parë.? Do të vazhdojmë të shtojmë mbështetjen për këtë institucion tejet të rëndësishëm, me një histori të gjatë dhe arritje të shumta në fushën e veterinarisë e sigurisë ushqimore.

ISUV mbetet laboratori kombëtar referencë dhe i pazëvendësueshëm prandaj meriton dhe do të ketë të gjithë vëmendjen tonë.

Mirënjohje për të gjithë stafin!