Ministri Bledi Çuçi per fermen blegtorale te fermerit Pellumb Koko te ngritur ne zonen malore te Zagorise
Nga lartesite e maleve te Zagorise. Ministri i Bujqesise Bledi Çuçi, percjelle pervojen e fermerit Pellumb Koko qe ka ngritur nje ferme blegtorale edhe me mbeshtetjen e shtetit.
‘ Në Zagori, mes një natyre të mrekullueshme që frymëzoi aq shumë shkrimtarin tonë të shquar Andon Zako Çajupi, ndodhet edhe një nga fermat më të mëdha blegtorale në vend, me mbi 1 mijë krerë dele e dhi, shkruan Ministri Çuçi;
Kjo fermë është subvencionuar këtë vit me fonde të buxhetit të shtetit me rreth 12 milionë lekë të vjetra.
Pëllumb Koko është një prej rreth 5 mijë fermerëve që kanë përfituar mbështetje këtë vit pas aplikimit online me zero dokumenta në portalin E Albania.
Skemën e mbështetjes me subvencion direkt për tufën bazë do ta shtrijmë përgjatë 3 viteve sepse duam që t’i japim blegtorisë një zhvillim të ngjashëm me atë që ka sot prodhimi bujqësor.
Shqipëria i ka të gjitha kushtet, me kullota të pasura e burime të shumta ujore, për të krijuar një zhvillim të qëndrueshëm të blegtorisë. 👉Kjo fermë fantastike dhe vetë fusha e Çajupit janë gjithashtu një atraksion turistik që duhet ta vizitoni patjeter”