Mesuese Figalia doli ne pension: Kolege e nxenes e urojne!-

Përkushtimi për mësimdhënien dhe dashuria për profesionin të shoqëruan gjithë jetën, një jetë plot emocione të ndërsjellta, mes nxënësve dhe kolegëve të tu, të cilët ndihen krenarë për ato që ju mësove dhe dashurinë që ju fale, shkruhet ne faqen e fb per mesuese Figaline qe doli ne pension nga shkolla e mesme pedagogjike Pandeli Sotiri Gjirokaster.

Ligji i kohës të largon nga nxënësit fizikisht, por jo nga kujtimet dhe mbresat që ti ke lënë. Pensioni ështe një arsye për urime 😊 dhe për t’i dhënë vetes përparësi të tjera. 📚Pasioni yt për mësimdhënien jeton në shpirt dhe ti do ta ruash me fanatizëm atë. 🌷Urojmë të kesh një pushim të merituar dhe puna jote të jetë udhërrëfyese për ne.