Mesazhi prekes i emigrantit te rregjimit komunist si sot ne Afganistan do ju beje te solidarizoheni dhe ju me vuajtjet e tyre

Ky eshte mesazhi i emigrantit shqiptar ne Angli qe sot zoteron nje prej restoranteve me te njohur ne rrugen per Dajt ne Tirane afer Surrelit.

Unë vij nga një familje e persekutuar gjatë kohës së regjimit komunist. Familja Dibrane e kalas dodes dhe babai im janë internuar në fshatrat e Fierit derisa erdhi momenti kur baba me vëllain u ngjiteshin skafeve dhe trageteve për të hyrë ilegalisht në Itali edhe une kamionve për Angli e për t’ju bashkuar mijëra refugjatëve nëpër kampe. Ne e dimë ç’kemi hequr, ashtu si gjithë motrat, vëllezërit e prindërit tanë Shqiptarë, kur e gdhinim natën me ankthin se si do përballonim ditën! Sot Afganasit janë shqiptarët “e djeshëm”, italianët e “pardjeshëm” dhe irlandezët “e motshëm”. Ata largohen nga një sistem që po u merr të drejtën më themeltare: Lirinë! Sepse siç thotë e madhja Nënë Tereza: Nëse s’kemi paqe është sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit.