Merr flake shtepia, femijet e moshës 10 dhe 3 vjeç hidhen nga dritarja...

Dy fëmijë kanë shpëtuar mrekullisht nga zjarri që përfshiu banesën e tyre në qytetin e Grenoblës në Francë.

Ata u detyruan të hidhen nga dritarja 10 metra e lartë e katit të katërt duke u pritur me krahë nga fqinjët dhe nga kalimtarët.Fëmijët e moshës 10 dhe 3 vjeç nuk pësuan dëmtime nga hedhja nga dritarja përveç problemeve me rrugët e frymëmarrjes për shkak të tymit.

17 banorë të ndërtesës u shtruan në spital për shkak të problemeve nga asfiksia.

Mes tyre ishin edhe 4 persona që pritën fëmijët, pasi njëri prej tyre, një student 25-vjeçar pësoi thyerje të krahut. sot.com.al

.