“ Mer kanistrën dhe eja”, “ Ç`më duhen tre qe e di gomarë, apo të ha ndonjë gjobë 10 miljonçe?

 

Nga penxherja ne penxhere:
-He mi, si u gdhive ? Femila mire?
Mire te themi, ja me kete vurokollakun neper kembe!Ate timin e mbiti kodha!Jam ne merak!
-Nuk ka gje ai jo, e ka kodhe te vjeter! – U mbidhem brenda! Na vate buka prapa kraheve!
-C`e ze njeriun e shkrete dhe s`e heq, po do kaloje dhe kjo vale! Po ne gjene mire, na do perendia !

-Po nuk me thua, ç`hengre per mengjes mi. E bere trahanane?
-Jo mi, me erdhi rende! Hengra nje çik buke me sheqer!
-Vertete mi?
-Pse mi, ç`na gjeti qe u rritem me buke e sheqer?!
-Apo ç`te ze vend, te mbushet barku!

-I hodha dhe nje çik val udhiri persiper.
-Thaçe se mos i hodhe val kikiriku te djegur!
-Si the mi, val kikiriku? Nga ai qe i vente era deri ne Cfake? Moj, mos ike nga mend? Apo ben shaka?!
-E mi e, ashtu kot, mu kujtua!
-Ai val nuk vihej ne gole!Te zëç hundet ta kujtosh!

-Po cdo gatuaç sot?
-Nje burani qe te lepiç thothjte. Me tha dhe i vogeli: Bena nje xup se me ka vajtur mendja! Po jam me di mendje.
-Beji nje sutjaç qe t`i zeje vend, se ajo xupa ka shume pune.
-Mire thua. Nuk i bejme dot si me pare!Te voglin e kam hadh.Ha mala-mala. Do qe t`i veç prapa, me lugen e gjedhes ne dore.
– Ja si ai timi, i Madhi, i var buzet kater okë, po dje bera fasule dhe u mbadhose mire!
– Po ti çdo bëç?
– Thome te ze nje burek me lakra te koshtit po vras mendjen dhe per ndonje gje tjeter se tepsine e kam te vogel, kush te haje e kush te qaje!Jane te gjithe te luges!
-Te jap une tepsine e madhe qe te beç per nje ushtri!

-Si erdhi koha, me kete koronen neper kembe. U mbidhem brenda.
-Cdo dite e nje havaz: Ç`bere ti dhe ç`bera une!

– Erdhen tek ti ata mi?
– Cilet mi? Ata te bashkise?!
– E mi…erdhen me pako ne dore! Po une nuk e mora! Me duket sikur ha nakafane e te tjereve! Nuk jam keq !Kam zahire per di dimra! U thaç jepjani filanes qe eshte holle! Ata erdhen e mbene!
– Mire bere , jane kadhaballek!
– Sikur ta prishim tani?
– U po harruam kafete mi!

-He se e pime nga darka…