Më në fund, "Plas"virusi edhe në Gjirokastër

Ne Gjirokaster shenohet rasti i pare me covi9 19.

Kete njoftim e dha Ministria e Shëndetësisë qe ne shkalle vendi konfirmon infektimin e 48 personave, ndërsa thekson se një pjesë janë kontakte të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka shumë raste të reja në proces hetimi në Tiranë, Krujë, Fier, Durrës, Kamëz.

Gjatë 24 orëve të fundit shperndarja e rasteve të reja është si vijon:
24 raste në Tiranë, 8 në Krujë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 2 Lezhë, 2 Pukë, 3 Kamëz, 1 Gjirokastër, 1 Elbasan. Nderkohe gaatë 24 orëve të fundit janë shëruar 5 qytetarë dhe aktualisht më shumë se 70% e të prekurve që nga fillimi i epidemisë janë shëruar, ndersa ka shtrime të reja në spitalin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon në mënyrë strikte të respektohet zbatimi i masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.

Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.

Do të vijojë bashkëpunimi me forcat e rendit për kontrollin e vazhdueshëm për zbatimin e karantinës të qytetarëve të konfirmuar pozitive që janë pa shenja dhe që duhet të respektojnë detyrimin për të qëndruar të izoluar.

Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh. Mos i neglizhoni shenjat e sëmundjes. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid19