Me ne fund ndryshon ora e mbylljes - Ora 10:00 fillon te zbatohet...

Lehtesohen masat ndaj kovidit pas ecurise se mire te procesit te vaksinimit, nga sot dt. 12 Prill, fillojne te zbatohen masa me te lehta dhe kryesisht mbyllja do te zhvendoset per ne oren 10:00 te darkes.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur këtë të dielë në mbledhjen e radhës që të lehtësojë disa prej masave kufizuese. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se ekspertët kanë vendosur që të zgjatet ora e lejuar për qarkullimin e qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Deri në këtë orë do të lejohet edhe aktiviteti i restoranteve dhe bareve.

Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00 ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.

Sot pritet të vijnë edh 7020 doza të vaksinës Pfizer sipas deklarates qe beri ministrja Manastirliu.