Ja mesazhi i Mbretëreshës së Britanisë së Madhe Elizabeth e II për Kryeministrin britanik Boris Johnson që ndodhet në terapi intensive
Sipas “Buckingham Palace” Mbreteresha e Britanise i ka derguar nje mesazh kreministrit britanik Boris Johnson dhe te fejuares se tij shtazene,Carrie Symonds duke shkruar se u gjendet pranë në këtë periudhë të vështirë dhe u uron shërim sa më të shpejtë.
Mbretëresha po mbahet e informuar mbi gjendjen e kryeministrit, i cili ndodhet në terapi intensive, ku po trajtohet pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore prej koronavirusit.
Princi i Uellsit i dërgoi një mesazh kryeministrit duke i uruar shërim sa të shpejtë, në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij, dukeshës së Kornuellit.
Ndërkohë, duka i Kembrixhit i ka shkuar personalisht në “Twitter”, duke i shprehur mbështetjen e tij në këtë situatë, duke e firmosur vetëm me inicialin e emrit, “W”. Duke e postuar nga llogarinë e Kensington Palace, princi William shkroi: “U gjendemi pranë kryeministrit dhe familjes së tij, i cili shumë të tjerë në Britaninë e Madhe dhe në botë është prekur nga koronavirusi. I urojmë shërim të shpejtë në këtë kohë të vështirë”.