Mbledhja e radhes dhe e fundit e ketij viti, ja vendimet qe mori Keshilli i Bashkise Dropull

Ne mbledhjen e sotme qe ishte dhe e fundit per kete vit, Keshilli  Bashkise Dropull,mori keto vendime te te rendesishme.

Pervec vazhdimit te investimit per ndertimin e ujesjellesit ne 6 fshatra te Dropullit te Siperm dhe ne 11 fshatra te Dropullit te Poshtem, ne buxhetin e ri te Bashkise eshte parashikuar rikonstruksioni i rruges hyrese ne qendren e Njesise Administrative Dropull i Siperm, ne Vrisera. Nje investim qe do te kryhet me te ardhurat e Bashkise dhe me kontributin e bizneseve qe ushtrojne aktivitet ne aksin rrugor Kakavi-Vrisera. Madje, ne Projekt eshte parashikuar edhe rikonstruksioni i kesaj rruge, duke filluar nga kthesa e Kakavies.
Keshilli i Bashkise mori vendimet e meposhtme,ne baze te rendit te dites:
1. Vendimi ” Per miratimin e pageses se keshilltareve dhe kryetareve te fshatrave per vitin 2021.”
2. Vendimi ” Per miratimin e disa normativave vjetore”.
3. Vendimi ” Per miratimin e Buxhetit te Bashkise Dropull per vitin 2021″.
4. Vendimi ” Per miratimin e kalendarit te programit buxhetor afat mesem per periudhen 2021-2024″.
5. Vendimi ” Per miratimin e Planit Social te Bashkise ‘.
6. Vendimi ” Per miratimin e perfituesve te fondit shtese mbi fondin e kushtezuar te ndihmes ekonomike”etj.