Masat e Rrepta nga Policia në çdo Aks Rrugor për Mbarvajtjen e Qarkullimit për Festa

Duke filluar nga sot në akset kryesore të vendit do të ketë një prezencë të shtuar të patrullave të policisë rrugore të cilët do të jenë të pajisura me radarë dhe me matës të alkoolit për shoferët e makinave.

Po kështu në të gjitha akset rrugore do të ketë më shumë forca policore kryesisht në qytete e mëdha si Durrësit, Tirana, Elbasani apo Fieri në kuadër të masave shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore gjatë ndërrimit të viteve.

Në një prononcim për mediat Drejtori i Policisë Rrugore Edmond Tarkaj, u shpreh se të gjithë policët do të jenë në punë dhe vëmendja do të shtohet edhe në sheshet kryesore të qyteteve ku pritet të grumbullohen njerëz për të pritur ndërrimin e viteve.

Po ashtu Tarkaj u bën thirrje qytetarëve të mos konsumojnë alkool, kur janë drejtues mjeti.

Drejtuesit e mjeteve në raste të konsumimit të alkoolit të përdorin mjetet e transportit publik, pasi do jenë nën kontroll të rreptë të Policisë Rrugore.