Masa të Forta Deri në 3 Prill, Personat që Hyjnë në Shqipëri të Plotësojnë Skendën e Vetëdeklarimit dhe të Vetëkarantinohen...

Eshte njoftim i rendesishem ndaj duhet lexuar nga te gjithe. Ka lidhje me mbylljen e të gjitha lokaleve të natës, ambjentet e lodrave për fëmijë, ndalimin për aktivitetet sportive, sociale dhe kulturore, qendra interneti etj deri me 3 prill.

Keshtu gjatë ditës të gjitha baret dhe restorantet do të duhet të garantojnë një distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë dhe një metër nga një njeri te tjetri.

Institucionet publike dhe private brenda ditës së sotme do të duhet të marrin masa për punë në distancë, shërbime online kur është e mundur. Punonjësit që janë në kontakt me publikun duhet të pajisen me mjete pune mbrojtëse.

Organet e shërbimit postar do të vijojnë punën , por duhet të shmangin grumbullimet e njerëzve.

Nga ky urdher mesohet se , personat që hyjnë në Shqipëri duhet të plotësojnë skendën e vetëdeklarimit dhe të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore.