Masa lehtesuese, oraret dhe vizitat ne Qendrat Shendetesore, ja si do veprohet

Keto masa i ka bere te ditura Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

e siste“Hapja mit shëndetësor do të jetë me faza, eshte shprehur ajo e ndodhur sot ne Polikliniken e Specialiteteve nr.3 te Tiranes. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19. Do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”.

Ajo tha gjithashtu, se pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor, “Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”.