Marrëveshja e mirëpritur,punëtorë shqiptarë të punojnë një periudhë sezonale në Greqi- Ja kur mendohet te realizohet!

Ka dite qe ne shtyp shkruhet per nje marreveshje te afert dy paleshe midis dy qeverive te dy shteteve te Shqiperise dhe Greqise lidhur me levizjen per ne Greqi te mijera shqiptareve te interesuar per te punuar per nje periudhe sezonale ne mbledhjen e produkteve bujqesore etj.

Pozitivisht u shpreh per kete marreveshje te afert qe mendohet te arrihet mes dy qeverive ne dy javet e para te muajit maj edhe kryeministri i Shqiperise Edi Rrama, i ftuar mbreme ne emisionin “Realy Stori”.

Nje marreveshje e tille eshte e mirepritur nga greket dhe shqiptaret.

Agrotet Greke i ka bere thirrje Ministrise se Bujqësisë Greke që te zgjidhet urgjent kjo situate mbasi vetem ne rrethin Imathia ka nevojë për 7.000 punonjës fushe për të mbledhur produkte që tregëtohen në mbarë botën. Kërkesa ka edhe nga Kriti ,ishulli më i madh Grek, Peloponiso etj.

Parashikohet qe keta punëtorë të vijnë nga Shqipëria se dhe nje pjese e madhe e tyre kane gati 30-të vjet të specializuar.

Kërkesa e Bujqëve Grek (për efekt të historisë duhet thënë) eshte që këta të jenë punëtore shqiptarë sepse ata i dinë shumë mirë këto punë, pra njihen si të specializuar.