Mandarina e Konispolit që po konkuron edhe Greqinë, Spanjën e Italinë

Progresi i këtij viti po na bën të kthejmë sytë nga tokat e arta të jugut.

Bëhet fjalë pikërisht për frutin e mandarinës, e cila këtë vit po renditet në frutin më të kërkuar në Europë.

Kjo renditje po bën që prodhimi i këtij viti, afërsisht 18 mijë ton të plotësojë jo vetëm kërkesat e tregut vendas por edhe atij europian.

Ky sukses po shënohet në Konispol, aty ku pronarët e tokave janë siguruar të mos lënë asnjë metër toke të pambjellë, duke i ofruar kështu tregut vendas e të huaj një sasi mjaft të konsiderueshme mandarinash.

Po bëhen 10 vjet që kur 480 fermerë janë bashkuar në këtë biznes, por vetëm këtë vit këtij produkti iu hap drita jeshile drejt tregut të huaj dhe meritat për këtë i shkojnë hapjes së një pike grumbullimi, ku bëhet përgatitja për tregun e jashtëm. Pra ky sezon vjeljeje po vjen më i begatë dhe ky është një motivim i mirë për fermerët për ta çuar më lartë punën e tyre.

Kështu Shqipëria po bëhet një konkurente e fortë në Europë, krahas Spanjës, Italisë dhe Greqisë.

 

 

/Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i çdo materiali ne faqen tone pa marre me pare leje nga ne dhe materialet qe marrin leje duhet te vendosin citimin: GjirokastraOnline.com