Luiza Gega Kampione e Europës! Thyen edhe rekordin e mbajtur nga atletja ruse me 6 sekonda më pak!

Luiza Gega është kampione e Europës në vrapim me 3000 metra.

Sportistja shqiptare me këtë fitore ka hyrë në histori si arritje të jashtëzakonshme në kampionat që po mbahet në Mynih të Gjermanisë.

Kampionaia shqiptare shkoi në finale pasi
gjithashtu përfundoi e para në garën kualifikuese në baterinë e saj.

Edhe në garën e kësaj mbremje të shtunën, ajo kishte një ritëm të mirë ndërkohë përfundoi me një kohë 9 minuta 11 sekonda nga 31 të qindtat dhe duke shënuar gjithashtu rekord për Kampionatin Evropian.

Gega e përmirësoi kohën me 6 sekonda rekordin e mbajtur nga rusja Zaripova e cila që nga viti 2010.