Levizte me automjet, policia i gjeti në brez një armë zjarri pistolet dhe...e

Levizte me automjet në rrugë dytësore, për t’iu shmagur kontrollit të Policisë, pasi mbante armë zjarri me vete, identifikohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari.

Keshtu shkruhet midis te tjerave ne njoftimin e policise se shtetit per kapjen dhe arrestimin në flagrancë te shtetasit E. L., 37 vjeç, banues në Domje.

Ky shtetas qarkullonte me automjet në rrugën “Bylis” (rrugë dytësore e autostradës Tiranë-Durrës), me qëllim që t’i shmangej kontrollit të Policisë, pasi mbante armë me vete, por është ndaluar dhe kontrolluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6

Si rezultat i kontrollit, Policia i gjeti në brez një armë zjarri pistoletë që e mbante pa leje, me një krehër me 7 fishekë luftarak.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.