Lëvizja nga 1 korriku. Ja kush mund të udhëtojë drejt Greqisë

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë, në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit “Eleftherios Venizellos” të Athinës.
Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.
Përjashtohen:
a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi,
b) kalimi i kamionëve për transport mallrash,
c) transporti i mallrave me anije,
d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.
Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com