LAMTUMIRE DOKTOR DRINI!

Nuk kemi fjale dhe zemer te japim kete lajm te hidhur. Na dridhen duart nga pikellimi i thelle.

Djali i Gjirokastres, doktori i te gjithe shqiptareve, Drini Dobi, iku pa kthim.

Familja humbi njeriun e saj te shtrenjte, Gjirokastra birin e vet, koleget, miqte dhe njerezit qe e donin aq shume doktorin e pa gjume qe me humanizem dhe profesionalizem te larte sakrifikoi me dije dhe shpirt per jeten e te tjereve.

Doktor Drini Lamtumire!

I perjetshem kujtimi dhe vepra tende e pavdekshme!