Lajme te mira per fermeret

Ministri i Bujqesise Bledi Çuçi: Lehtësimi nga barra fiskale i naftës që përdoret për bujqësinë është një lajm i mirë për mbi 70 mijë fermerë në të gjithë vendin, nga të cilët 47,600 që kanë aktualisht NIPT-in e fermerit janë automatikisht përfitues potencialë të skemës, ndërsa pjesa tjetër pritet të formalizohet brenda vitit 2021.

Kjo politikë e re dëshmon edhe njëherë vëmendjen tonë të madhe për sektorin e bujqësisë, i cili ka një peshë të rëndësishme në ekonominë e vendit dhe është rritur vit pas viti falë politikave tona mbështetëse.

Bujqësia ka njohur rritje edhe gjatë këtij viti të vështirë për shkak të pandemisë, mjafton të shohësh shifrat dhe faktet e pakundërshtueshme të eksportit të prodhimeve tona bujqësore. afta e përdorur në bujqësi prej vitit të ardhshëm do të përjashtohet nga Akciza (44.4 lekë/litër); Taksa e Qarkullimit (32.4 lekë/litër) dhe Taksa e Karbonit (3.6 lekë/litër). Në total, për një litër naftë të përdorur për punime bujqësore, zbritet 80.4 lekë.