Lajm i rëndësishëm për studentët dhe maturantët, por dhe prindërit duhet ta lexojnë…

 

Besa Shahini, Ministrja e Arsimit ka folur për modalitetet e përfundimit të vitit shkollor, si dhe informacione të tjera të rëndësishme për nxënësit dhe studentët.

Behet fjale per vendimin e pritshem te qeverise lidhur me vitin shkollor qe, sipas saj, qeveria i ka gati të gjithë skenarët për çdo të papritur.

Ja pjese nga fjala e saj drejtuar studenteve , maturanteve dhe jo vetem.

“Ju falenderoj që keni qëndruar në shtëpi. Nuk ka ende një vendim final për mbylljen e vitit shkollor. Do ta kemi në fund të prillit pra punë ditësh. Thjesht po shohim situatën e koronavirusit dhe po presim një vendim nga Task Forca. Sidoqoftë i kemi të gjithë skenarët gati, për të dyja rastet. Maturantët na pyesin se kur do t’i publikojmë programet orientuese për ta. Gjithashtu në fund të prillit. Nuk do përmbajnë temat që nuk janë zhvilluar në kushte shkolle. Studentët pyesin gjithashtu për mënyrën sesi do të mbyllet viti akademik. Ata kanë një fleksibilitet të shtuar duke qenë se provimet i kanë në korrik por po punojmë shumë ngushtë me dekanët dhe rektorët. Në fund të ditës vendimin e marrin Universitetet. Disa maturantë na kanë shkruar edhe se kur do të mbyllet viti dhe nëse do të kenë mundësi për të aplikuar jashtë vendit. Plani ynë është që gjithçka të përfundojë në kohë dhe të mos ketë pengesa për aplikimin jashtë vendit, shumë shpejt merret vendimi. I kemi gati skenarët dhe mësuesit. Maturantët kanë një pako të veçantë dhe përfshihet edhe një udhëzues sesi të punohet me ta. Pjesa e punës tek ta do të jetë e përqëndruar tek përsëritja. Na shkruani nëse keni pyetje,” u drejtohet Ministrja studenteve dhe maturtanteve.