Lajm qe na Gezon: Presidenti i Turqise, Recep Tayyip Erdogan, " 500 banesat e premtuara do te jene gati per 6 muaj,ose nje vit"...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka thene sot Kryeministrit Rama se ndihma turke për të kaluar situatën e rëndë pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit, do të jetë shumë e madhe, se 500 banesat e premtuara do të jenë gati për 6 muaj, ose një vit.

Ja si eshte shprehur Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan: “ Do jemi në kontakt me ministren e Kulturës në Shqipëri që të diskutojmë për pjesën e rindërtimit. Do të diskutojmë sërish edhe me kryeministrin Rama për këtë pjesën e ndërtimeve. Do t`u tregojmë shokëve tanë që janë atje edhe për ndërtimet, disa prej tyre do jenë më bazë çeliku. Mendoj që brenda 6 muajve maksimumi deri në një vit ndërtesat do jenë kryer.

Për shkak të dimrit do dërgojmë çadra për dimër”.