Lajm i Mirë: Shkollë Shqipe në Rüti të Kantonit të Cyrihut

Flamuri i shkollës shqipe u ngrit lartë edhe në Rüti të Kantonit të Cyrihut, ku dhjetëra nxënës filluan mësimin në gjuhën shqipe.

Kontribut te vecante ka dhene znj. Hidajete Islamaj.Pjesemarrja dhe angazhimi inxenesve gjate orëve mësimore është tepër motivues per te mesuar në gjuhën amtare.

Mesimet filluan me dy grupe: Grupi i pare perfshine nxënësit  e klasës së parë deri në klasën e tretë dhe grupi i dytë nga klasa e katërt deri në klasën e gjashtë. Në bazë të interesimit të prindërve dhe fëmijëve të tyre shumë shpejt do të bëhet edhe grupi i tretë i nxënësve të shkollën shqipe.

Ne Kantonin e Cyrihut jane hapur 23 pika shkollore  me 349 nxënës si dhe disa pika shkollore në kantonet e tjera.