Lajm i mirë nga Kryeministri Rama: Turqia do te na ndihmojë, për një plan c, e kemi të garantuar...

Kete lajm te mire e dha Kryeministri Rama qe Turqia do ta ndihmoje Shqiperine në rast të një emergjence më të madhe.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ka kërkuar ndihmë nga Turqia nëse vendet e tjera nuk do ta ndihmojnë Shqipërinë në përballimin e koronavirusit.

Rama gjithashtu shtoi se nga ana e saj Ministrja e Shëndetësisë ka kërkuar edhe ekspertë dhe ndihma nga Kina.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë me marzhin e vetë. Para se të vija këtu kam folur me presidentin e Turqisë më të cilin kam komunikim të vazhdueshëm, kjo nuk është sekret. Kemi prej 2 javësh që kemi vendosur në tavolinën e shtetit turk alternative. Një listë me kërkesa, në rast se përmbyset bota dhe s’ka mundësi komunikimi me askënd. Atë pjesën kritike, atë gjënë që duhet ta kemi të garantuar, për një plan C, e kemi të garantuar dhe me Turqinë,”-tha Rama