Lajm i mirë/ Ja si kane dalë tamponët e 14 policëve të Kakavijës që ishin në turn momentin kur hyri emigranti
Zyrtarisht konfirmohet nga Ministria e Shendetesise per te infektuarin e pare me koronavirus ne qarkun e Gjirokastres, nje emigrant i karantinuar ne nje hotel te Kelcyres qe tani eshte i shtruar ne spitralin infektiv te Tiranes per mjekim.
Nderkohe lajm i mire eshte qe mëngjesin e sotëm dolën negativë tamponët e 14 policëve të Kakavijës që ishin në turn momentin kur hyri emigranti. Edhe gjatë ditës së sotme në Gjirokastër janë marrë mostra të tjera të efektivëve të policisë.