Lajm i mire dhe i shpejte per situaten qe ndodhemi…

 

Lajmi i mire eshte se ne vendin tone kane ardhur 6 autoambulancat e para dhe priten te tjera nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.

Keto autoambulanca do te perdoren nga komanda mbeshtetese e Forcave te Armatosura, janë në formën e mini-spitaleve pasi janë me të gjitha pajisjet, si ato respiratore, oksigjenin, por edhe serumin dhe të gjitha mjetet e ndihmës së pari.

Në këtë ambulancë mund të bëhet edhe monitorimi i zemrës, e po ashtu një tjetër vlerë e saj është fakti që mund të transportohen 3 pacientë.

“Në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për Emergjencat Civile”, ka njoftuar kryeministri Edi Rama.