Lajm i mirë/ Shqipëria nuk është në këtë listë të kuqe

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka urdhëruar që udhëtarët që 14 ditët e fundit kanë qenë në Armeni, Bahrein, Bangladesh, Bosnia, Brazil, Kili, Republikën Domenikane, Kuvajt, Maqedoni e Veriut, Moldavi, Oman, Panama dhe Peru, nuk do të lejohen të hyjnë në Itali.

Lajm i mirë është se në këtë listë të kuqe nuk hyn Shqipëria, e cila nga BE më 1 korrik nuk u përfshi në listën e vendeve me të cilat do të hapeshin kufijtë e jashtëm.

Italia 13 vendet e sipërpërmendura i cilëson si vende që kanë një rrezikshmëri të lartë të infeksionit të COVID-19, dhe një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Europë nuk do sërish një valë të dytë.