Lajm i mire per te rinjte

Kete lajm te mire per te rinjte e ka percjelle Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.Shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, ka hapur faqen e aplikimeve nga Shqipëria.
MESAZHI I RAMËS
🟢 LAJM I BUKUR PËR TË RINJTË
Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria😍
https://www.holbertonschool.com/
Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë💻👫🧍🏻♂️👩💻🧍🏽♀️👨🏻💻📲⌨️
#skakohëpërpushim🏃🏻♂️ 🏃🏻♀️🏃🏻🚶🏾