Lajm i mirë për blegtorët, aplikimet për grantet e Skemës Kombëtare 2020, nga 29 Maji bëhen online me zero dokumenta

Lajm i mire per fermeret e blegtorise qe 80 per qind e granteve te Skemës Kombëtare 2020 do te shkojne per te mbeshtetur blegtorine.
Kete e ka thene Ministri Bledi Çuçi gjate nje vizite ne nje nga fabrikat me te medha te perpunimit te qumeshtit ne rrethin e Gjirokastres.

“Ne kemi menduar që për t’i ardhur në ndihmë këtij sektori kaq të rëndësishëm, rreth 80% të granteve të Skemës Kombëtare për fermerët, t’ia dedikojmë blegtorisë. Këtë vit me një skemë shumë të thjeshtë, duke paguar para për tufën bazë. Besoj se kjo do të jetë një ndihmë shumë e madhe dhe e shtrirë në disa vite, mendojmë që do të bëjmë një ndryshim rrënjësor në këtë sektor”, eshte shprehur ministri Çuçi.

Nderkohe ai ka thene se Shqipëria mund të ketë sasi më të mëdha djathi apo nënprodukte të tjera qumështi nëse do të arrihet që të garantohet lënda e parë duke shtuar numërin e krerëve të bagëtive në vend, prandaj subvencionet do të shkojnë për tufën bazë.

Ministri ka thne gjithashtu se pas fushatës së informimit në të gjithë vendin, fermerët do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet e tyre prej datës 29 maj deri më 19 qershor. Këtë vit aplikimet do të bëhen online me zero dokumenta përmes portalit E-Albania. Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com