Këtë vit “plazh pa pagesë", mësoni territorin e lirë të caktuar nga Bashkia e Sarandës

Kete vit, ne vijën bregdetare nga Porti detar deri te hotel Butrinti ne Sarandë qendrimi ne “diell” do ofrohet pa pagesë.

Kete e ka bere te ditur kryetari i bashkisë, Adrian Gurma.

Ai eshte shprehur se Bashkia për të lehtësuar zhvillimet turistike në kohën e pandemisë anti Covid-19, e gjithë vija bregdetare që përkon edhe me shëtitoren nuk është kontraktuar me subjekte privatë për këtë vit dhe do të jetë publike, pa pagesë.

Kthimi nga zonë plazhi me kontrata private tek publiku pa pagesë, ka qenë më parë edhe një premtim elektoral i kryebashiakut Gurma.