Lajm i hidhur per ndarjen nga jeta te aktorit te shquar te teatrit dhe kinematografise shqiptare

Lajmin e hidhur per ndarjen nga jeta te Anastas Kristoforit , aktorit te shquar te teatrit dhe kinematografise shqiptare, e kane dhene miq e te aferm te aktorit.

“Lamtumirë o shpirt i lirë që nuk bëre asnjë kompromis në jetë!Tu bëftë dritë rruga për në përjetësi! Shko ne paqe ne qiellin e amëshuar!Atje lart të presin krahëhapur njerëzit e tu më të dashur. U prehsh në paqe i madhi Anastas Kristofori”, shkruan një nga të afërmit.

Ngushellime per ndarjen nga jeta te aktorit te madh ka shprehur edhe Mevlan Shanaj regjisor i komedisë së famshme dhe aq të dashur për të gjithë publikun, “Pallati 176”, ku Anastas Kristofori u bë shumë i njohur per rolin e drejtorit në këtë shfaqje.

Shanaj shprehet se kjo është një humbje për artin në vend, ndërsa rikujton se ai ishte një djalë me intelekt dhe fin në krijimin e karaktereve me një zë të ngrohtë dhe tepër modest.

Per meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.