"Kush qesh i fundit...", Para se te behej e famshme Lady Gaga i la kete mesazh te dashurit te saj!
Me këngët e saj që dominojnë në listat muzikore, Lady Gaga tregon se dikur kishte një të dashur që dyshonte në të ardhmen e saj në industrinë e argëtimit.
Ndërkohe për revistën Cosmopolitan, ajo zbuloi nje histori frymezuese:
“Unë kisha një të dashur i cili më tha se nuk do të kisha kurrë sukses, kurrë nuk do të nominohesha për një cmim Grammy, kurrë nuk do të kisha një këngë hit, dhe se ai shpresonte që unë të dështoja,” thotë ajo.
“Unë i thashë atij, ‘Një ditë, kur nuk do te jemi me bashkë, s’do kesh mundesi të porosisësh një filxhan kafe pa dëgjuar muziken time ne lokal ose ne televizior.”
Gjithmone do te kete njerez qe nuk e duan suksesin tone ose thjesht nuk e kuptojne ate!
Mos i degjoni, dhe pike!