Kush jane disa nga arsyet se perse duhet ta nisim diten heret ne mengjes

Gjate fundjaves ndoshta na pelqen te abuzojme pak me te ngriturin ne mengjes pasi nuk kemi preukupime pune, por nese duam te kemi nje jete te pasur me energji dhe sukses ne karriere duhet te mbajme te njejtin rregjim.
Nje nga faktoret kryesor te suksesit eshte zgjimi heret ne mengjes, pasi kete e aplikojne shume njerez te suksesshem.
Tim Cook, drejtori ekzekutiv i “Apple”, është i njohur se dërgon mesazhe të kompanisë në orën 4:30 në mëngjes. Dikush tjeter, por jo më pak i rëndësishem, Richard Branson, themelues i “Virgin Group”, është një mbrojtës i madh i zgjimit herët. Në një intervistë, ai tha se zgjohet rreth 5:45 të mëngjesit për t’u stërvitur dhe për të ngrënë mëngjes përpara se të shkojë në punë.
Nese cohemi heret ne mengjes kemi kohe te planifikojme diten tone, gjithashtu kemi kohe edhe per ushtrime fizike ose edhe per te dal ne park e per te bere nje ecje duke shijuar lindjen e diellit. GJithashtu mund te hame nje mengjes te bollshem. Duke mbaruar punët më elementare herët, do të jeni dy hapa para të tjerëve dhe do të pakësoni stresin dhe ankthin.

Nëse e disiplinoni veten të zgjoheni dy orë e gjysmë më herët çdo ditë, prodhimtaria juaj gjatë ditës do të rritet ndjeshëm. Kjo do të thotë 17.5 orë më shumë në javë, 70 orë më shumë në muaj dhe 840 orë shtesë në vit. Mendojeni dhe mos hezitoni!