Kur do ta heqe kufizimin e autobuzave te linjave shqiptare Greqia?

Ne piken kufitare te Kakavies aktualisht lejohen të gjitha kategoritë përveç autobusëve të linjave shqiptare. Kështu, udhëtarët mund të kalojnë kufirin vetëm në këmbë, me makinat e tyre dhe me autobusët e linjave të brendshme greke. Kushtet qe autoritet greke u kerkojne Shqiptareve jane veç garancisë ose rezervimit të hotelit, shumën prej 50 eurove për çdo ditë qëndrimi dhe gjithashtu masat antiCovidit.
Në një komunikim të fundit, Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve njoftoi se pika kufitare e Kapshticës do të heqë kufizimet rreth datës 1 korrik, për të bërë kështu të mundur kalimin e të gjitha fashave të udhëtarëve.