Kujtime dhe emocione ne 1 vjetorin e ndarjes nga jeta, Edi Pesha nderohet me Çerifikaten e Mirënjohjes

Nga fjala e Kryetares se Keshillit te Qarkut te Gjirokastres, Lindita Rova:

“Sot, në një vjetorin e ikjes tënde pa kthim, u mblodhëm bashkë familjarë, miq, shokë e kolegë për të të përkujtuar e nderuar.

Ndamë bashkë kujtime dhe emocione, në qendër të të cilave ishe ti, miku, shoku, prindi, kolegu e drejtuesi, kërcimtari e artisti Edi Pesha…”

Ne emër të Këshillit të Qarkut Gjirokastër, Znj. Lindita Rova  u dorëzoi familjarëve Certifikatën e Mirënjohjes me motivacionin:

“Për vlerat njerëzore dhe qytetare; për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore sidomos në rikthimin e suksesshëm të valles së grupit të burrave të Gjirokastrës”.

Te pranishmit ne kete ceremoni perkujtimore, ndoqen nje dokumentar kushtuar jetes dhe veprimtarise se Edi Peshes, pergatitur nga Ilir Lluri.