Kujtesë/ Për vite me radhë, të parët në Shqipëri...

Punishtja e pare e perpunimit te qumeshtit ne Gjirokaster eshte ngritur ne fshatin Asim Zeneli, e dyta ne vitin 1968 ne Sofratike dhe e treta , dy vjet me vone ne Gjirokaster ne vitin 1970 ne qender te ndermarrjes bujqesore.

Keto e punishtet e tjera me pas te mekanizuara administroheshin nga ndermarrja industriale e qumeshtit qe me pas me zgjerimin e sektoreve u quajt Ndermarrje Ushqimore, per ate kohe, per vite  me radhe e para ne Shqiperi ne plotesimin e detyrave.

Periudha nga vitet 70 eshte karakerizuar nga nje zhvillim i shpejte i kesaj industrie qe kushtezohej nga kerkesat ne rritje per konsum dhe per kete u ngriten dhe baxho gati ne cdo fshat si dhe nje punishte perpunuese ne Libohove e me pas edhe fabrike ne kete zone.

Zyrat kjo ndermarrje i ka patur ne Haliq, keshtu quhej vendi. Drejtues per shume vite me radhe ka qene Xhelil Muço te cilin e shohim ne kete foto qe po percjellim ne faqe, per te kujtuar dhe nderuar drejtuesit dhe punonjesit e kesaj ndermarrje, ne ate kohe nga me te dalluarat ne grumbullimin dhe perpunimin e qumeshtit.

Ashtu si drejtuesi i ndermarrjes Xhelil Muço, edhe punonjesit e tjere, kane qene te lidhur ngushte me punet dhe detyrat, profesioniste ne njohjen e teknologjise se perpunimit te qumeshtit.