Kujdes femijet ne det, ja cfare ka ndodhur...
Njoftimi i policisë
Policia, rojat e kullave, disa pushues dhe bluzat e bardha shpëtojnë 3 shtetas të mitur nga mbytja në det. Efektivët e Komisariatit të Policisë Divjakë në bashkëpunim me rojët e kullave të stacionuar në bregdet dhe disa pushues të tjerë që ndodheshin aty, pasditen e sotme kanë shpëtuar nga mbytja 3 shtetas të mitur të moshës 12, 13 dhe 17 vjeç, banues në fshatin Tërbuf, Divjakë. Shtetasit e mitur aktualisht ndodhet në spitalin e Lushnjes jashtë rrezikut për jetën nën mbikqyrjen e mjekëve.