Kufiri vazhdon i mbyllur! Komuniteti shqiptar ne Greqi ka nje thirrje per cdo qytetar...

Komuniteti Shqiptar në Greqi është një lëvizje virtuale që ka për qëllim krijimin e një rrjeti shoqëror dhe bashkimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi. Ky komunitet ka vendosur qe sot ne dt 8/06/2021 ne menyre paqesore do te dale ne sheshin Sintagma per të kërkuar hapjen e kufijve me Shqipërinë dhe mosdiskriminimin e tyre. Ata u bejne thirrje te gjitheve nepermjet nje argumentimi ne rrjetet sociale:
Hapni tani doganat! Mos na refuzoni shtëpinë tonë!

Edhe një herë tjetër si emigrantë shqiptarë dhe qytetarë të Greqisë ndjejmë nevojën kaq shumë të kemi një Zë të lartë, të fuqishëm dhe të fortë…!

Përse qeveria greke mbanë mbyllur kufirin me Shqipërinë dhe ka kufizuar në mënyrë asfiktike numrin e hyrjes në Greqi, ndërkohë që me shtetet e tjera ndodh krejtësisht e kundërta?

Përse ky dallim të bëhet vetëm me shqiptarët dhe i detyron ata të gjejnë zgjidhje të tjera? Përse në këtë moment kur kufizimi i hyrjeve ndëshkon edhe vetë fermerët grekë të cilët janë në pritje të mijëra punëtorëve të kualifikuar sezonalë që vijnë nga Shqipëria? Përse ky dallim edhe ndaj minoritarëve grekë? Përse duhet të “ndëshkohen” me mijëra biznese nga të dy anët e kufirit të cilët kontribuojnë në ekonominë e vendit?

Ju bëjmë thirrje të gjithëve pa përjashtim dhe dallim, të mblidhemi më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma” të kërkojmë të drejtat tona në mënyrë demokratike në një protestë paqësore.

Të dëgjohet zëri ynë nga qeveria greke, të cilës ne i bëjmë thirrje të rishikojë qasjen e padrejtë ndaj nesh, qytetarëve të saj, pasi vazhdon me penalizmin duke mbajtur mbyllur pikat doganore dhe kështu na privohet një e drejtë themeltare për të udhëtuar drejtë vendlindjes dhe anasjelltas në vendit ku kemi zgjedhur të jetojmë dhe ndërtuar jetën tonë, Greqi!

I bëjmë thirrje çdo qytetari, bashkatdhetari, intelektuali, organizate, shoqate etj, të organizohemi dhe të protestojmë në mënyrë demokratike, pasi nga qeveria shqiptare nuk kemi patur asnjëherë mbështetje!

Mos mungoj askush, të gjithë së bashku më 8/06/2021 në sheshin “Sintagma”! 18:00

Grupi organizator

Tel: +30 693 692 5157

Tel: +30 690 754 1526