Ksamili me Covid19, banorët indiferentë

Shenohet dhe ne Ksamil te Sarandes rasti i pare i nje personi te infektuar me Covid 19.

Pas kesaj jeta ne territorin e plazheve vazhdon po jo me shumice vizitoresh.

Edhe pse rasti pozitiv ka prishur atmosferen e paster te mbajtur prej disa muajve nga koha e pandemise, banoret dhe pushuesit nuk jane aq te kujdeshem dhe rigoroz ne zbatimin e masave te caktuara.

Ka nje distancim te pushuesve nga njeri tjetri ne plazh po jo qe te mbajne doreza apo maska ne ambiente si rruge, njesi sherbimi etj.

Paisje te tilla mban personeli i sherbimit, kamariere “shetites” qe percjellin ushqime , uje apo artikuj te tjere te pushuesit.