Kryetari i Bashkise Dropull Dhimitraq Toli nderohet me "Çertifikate Mirenjohje" nga Prefekti i Qarkut Astrit Aliaj

 

Kryetarit te Bashkise Dropull,z. Dhimitraq Toli, iu akordua sot ne Godinen e Bashkise ” Certifikate Mirenjohje” nga Prefekti i Qarkut Gjirokaster,z. Astrit Aliaj, per kontributin e tij ne perballimin e krizes humanitare gjate muajit Gusht ne Doganen e Kakavies, por edhe per solidaritetin qe ka treguar si gjate perballimit te pasojave nga termeti i 26 Nentorit te vitit te kaluar, ashtu edhe ne marrjen e masave paraprake per parandalimin e Covid 19.

Kryetari Dhimitraq Toli, falenderoi Prefektin per akordimin e ketij Titulli, duke deklaruar se Bashkia Dropull do te vazhdoje te mbetet promotore ne Sherbimin ndaj banoreve, ashtu edhe ne shprehjen e solidaritetit ndaj bashkeqytetareve tane.

Prefekti i Qarkut Astrit Aliaj tha se kjo Certifikate nderon cdo punonjes te Bashkise Dropull per mbeshtetjen qe kane treguar ndaj banoreve.