Kryeministri Rama: Brenda muajit hapim kufijte tokesor
Kryeministri Rama shrehet se akoma nuk ka nje plan se si do te hapet turizmi.
“Brenda muajit duam që edhe kufijtë tokësorë të hapen. Schengeni është i mbyllur të paktën deri në datën 15 të qershorit, që do të thotë se fluturimet ajrore janë shumë të kufizuara, ne po bëjmë çmos me Air Albania, por ka më shumë kërkesa sesa mundësi, aq më tepër afron sezoni.
Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe ne rast se numrat do të fillojnë përtej një pritshmërie të arsyeshme dhe të na futi në një kornizë të një modeli që kërcënon sistemin tonë shëndetësor do të krijojë një mbyllje që do na rëndojë të gjithëve. Prandaj qytetarët të respektojnë rregullat, pasi mund të kalojmë situata edhe më të vështira nga sa kemi kaluara.
Është një dileme shumë e madhe pasi nuk është vetëm a do hapet turizmi, por çështja është si? Kam parë modele të ndryshme si 5 m distancë nga çadra në çadër, po mënyrë të parcelizuara, janë shumë improvizime, por realisht dhe në komunitet e vazhdueshme ecin me duar përpara por me sy mbyllur me shpresën që nuk do takojnë murin“, tha Rama.