Kryeministri i vendit Edi Rama ne Tepelene dhe Gjirokaster...

Sot Kryeministri i vendit Edi Rama ka vizituar qytetin e Tepelenes dhe Gjirokastres.Ne Tepelenea ka marrë pjesë në inaugurimin e Bypass-it të Tepelenës 1.8 kilometra që lidh segmentet rrugore Levan- Tepelenë dhe Tepelenë- Gjirokastër- Kakavijë.

Rama tha se  me këtë investim i hapet rrugë Tepelenës turistike si dhe një hapësirë të re lëvizjeje për këmbësorët.
Ne Gjirokaster, Edi Rama u njoh me fazen permbyllese te investimit te ujit te pijshem qe do te siguroje furnizimin 24 ore dhe per 9600 abonente te zones historike.

Pasi përfundoi faza e parë e investimit për ujin e pijshëm që mbulon afro 65% të bashkisë, sapo ka nisur edhe faza përmbyllëse që do të sigurojë furnizim 24 orë edhe për 9600 abonentët e zonës historike

Projekti parashikon edhe rindërtimin e sistemit të kanalizimeve, duke garantuar eliminimin e humbjeve dhe abuzimeve shumëvjeçare në rrjetin kryesor.