Kryeministri Edi Rama:Sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes, prandaj...

 

Kryeministri Rama në një lidhje live në Facebook tha se me 11 maji mund të lehtësohen disa masa.

“Dëgjoj vërejtet e disave dhe më duket sikur nuk jetojnë në këtë planet. Faktikisht është e gjithë bota kështu. Masat e lehtësuara në Greqi nuk e lejojnë lëvizjen nga prefektura në prefekturë. Të bëjmë durim, të shohim që procesi po vazhdon dhe jemi të suksesshëm në frontin me armikun e përbashkët, e gjithë sakrifica mund të zhbëhet nëse hapemi për një javë pa kujdes. Deri pas kësaj jave dhe javën në vijim ne do të bëjmë një analizë të thellë, do ballafaqohemi edhe me komitetin për hapjen e mëtejshme të koridoreve tokësore dhe ajrore. Në 11 maj do kemi lehtësim në raport me domosdoshmërinë e karantinimit në hotel. Në javën e ardhshme do shikojmë të gjithë elementët”,-tha Kryeministri Edi Rama.