Kryeministri Edi Rama ngushëllon familjen e Klodian Rashës-Ja çfarë u ka thënë prindërve të Klodianit

Kryeministri Edi Rama ka mberritur ne Tirane dhe ka shkuar per te ngushelluar ne familjen e Klodian Rashës.
Rreth ores 14.45 minuta ka hyri në banesën e familjes Rasha dhe ka ngushëlluar familjen e të ndierit duke garantuar se ngjarja do të zbardhet nga prokuroria.
Mesohet se Kryeministri Rama u ka garantuar prinderve mbeshtetjen e plote , duke  thene se , “ne na keni pranë, unë jam shumë i pikëlluar dhe kjo që ka ndodhur është një fatkeqësi. Mezi kam pritur që të vija. Nuk më zinte vendi. Prokuroria do të zbardhë ngjarjen dhe të vërtetën”.
Kjo vizitë e Ramës vjen pasi lajmëroi shqiptarët se sot në orën 18:00 do të flasë publikisht për ngjarjen.